Që nga dita e djeshme, kodi i Kosovës tashmë është bërë pjesë e platformës LinkedIn dhe mund të jetë i qasshëm në secilën faqe të kësaj platforme.
Lajmin për këtë e ka dhënë Hava Maloku, e cila është pjesë e kësaj platforme të njohur botërore.
“Po e nisim të premten (ditën e bekuar të javës) me një lajm fantastik. Kodi i shtetit për Kosovën tashmë është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së LinkedIn. Unë e vlerësoj punën e zellshme të ekipit inxhinierik për ta bërë të mundur këtë. Duke ardhur nga një vend i vogël ku je shpesh i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si është të jesh i padukshëm. Të jesh në gjendje të ndikosh atë ndryshim nga ana e kundërt e tabelës ndihet e pabesueshme tani.
Gëzuar popullin tim të Kosovës.”, ka shkruar Maloku në profilin e saj në Facebook./FolDrejt/