Anëtarët e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA (FBI) kontrolluan sot shtëpinë e pushimit të Presidentit Joseph Biden në Rihoboth Beach, Delaware, por nuk gjetën asnjë dokument të klasifikuar, tha avokati personal i presidentit.
Agjentët e FBI shqyrtuan disa shënime të shkruara me dorë dhe materiale të tjera nga periudha kur Biden ishte nënkryetar në administratën e Obamës, raporton AP.