Sulmet me raketa iraniane përtej kufirit me Irakun janë të papranueshme sepse rrezikojnë njerëzit dhe stabilitetin rajonal, tha sot Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock gjatë vizitës së saj në Bagdad.
“Me sulmet e tij me raketa, regjimi iranian tregon se jo vetëm që shtyp pamëshirshëm dhe brutalisht popullin e vet, por gjithashtu vë në rrezik jetën njerëzore dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme për të gjithë rajonin,” tha ajo në një konferencë për shtyp në kryeqytetin irakian.
Baerbock nisi sot një vizitë tre-ditore në Irak, ku do të bisedojë me kryeministrin irakian Mohammad Shia al-Sudani dhe ministrin e Jashtëm Fuad Hussein për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe mbështetjen gjermane për përpjekjet për stabilizimin e Irakut./FolDrejt/