NATO po rrit mbështetjen për Bosnjën e Hercegovinën për të forcuar potencialin mbrojtës të vendit, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Sot diskutuam gjithashtu për angazhimin e NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor. Do të forcojmë mbështetjen tonë për Bosnjë dhe Hercegovinën, do të forcojmë kapacitetet mbrojtëse dhe qëndrueshmërinë e vendit,” tha Stoltenberg, raporton Srna.
Këtë e tha Stoltenberg në një konferencë për media pas takimit me presidentin shqiptar Bajram Begaj në Bruksel./FolDrejt/