Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ka bërë një propozim që mbledhja e radhës të mbahet në Prizren, me 10 qershor, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
“Besoj se do të bini të gjithë dakord të merrni në konsideratë propozimin që takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë në Prizren më 10 qershor, 2023”, ka thënë Balla, i cili ka përmendur edhe sakrificën e Jasharajve, sipas të cilit edhe Adem Jashari do të donte të shihte një bashkëpunim më të thellë mes Kosovës e Shqipërisë./FolDrejt/