Është një rast i veçantë që ka kapluar së fundi Zvicrën ose që shpesh vetë perëndimorët përdorin shprehjen “ballkanizimi” i Europës. Fjala është për një nismë të çuditshme parlamentare të deputetit nga SP (parti e majtë) në Parlamentin e Kantonit St. Gallen, Martin Sailer. Ai ka bërë një propozim që rajoni austriak Vorarlberg, t`i bashkohet Zvicrës.
Ky vendim është mbështetur nga disa media helvete si Blick, por edhe politikanë tjerë të Zvicrës. Ngjashëm thotë edhe Eva Meier në një koment të saj se «Vorarlberg, Baden-ëürttemberg por edhe Südtirol më shumë kanë mentalitet të ngjashëm me Zvicrës sesa me shtete tjera,” përcjell foldrejt.com. Vlen të theksohet se Südtirol në fakt ndodhet në Itali, por ku shimica e banorëve flasin gjermanisht.
Në fakt ideja ka të bëjë me një referendum përpara 100 vjetësh, kur Voralbergu kërkoi përmes një referendumi (81 përqind pro) që të bashkohej me Zvicrën. Por atëherë vendi helvet nuk kishte interes pasi Voralberg ishte pak e zhvilluar.
“Ndërsa tash mund edhe të ketë ndryshuar puna”, ka thënë Sailer.
Kjo mund të jetë një arsye më shumë se Perëndimi vetë po fillon të diskutojë për korrigjimin e kufijve, diçka që mund të ketë pasoja edhe për Kosovën në të ardhmen. Ose do mund ta mbrojmë vetë deri në fund Kosovën?/Foldrejt.com