Policia e landit gjerman Nordrhein-Westfalen gjatë 2018 ka sekuestruar pesë herë më shumë para kesh sesa vitin paraprak shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell foldrejt.com. Konkretisht bëhet fjalë për 21.7 milion euro të sekuestruara nga bandat kriminale në vend.
Ky land gjerman njihet për një udhëkryq nga ku kalon kokaina prej Italisë në drejtim të Britanisë së Madhe. Trafikimi i lëndëve narkotike ka lidhje me Ndrangheta. 120 milion euro mendohet se fitojnë bandat, që më pas i lajnë paratë kryesisht nëpër restorante të ndryshme.
Më tej prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke u mbështet në Policinë Federale thekson se po në këtë vend është shtuar dominanca e shqiptarëve – veçanërisht në kontrollin e kokainës. Zakonisht bëhet fjalë për familje të mëdha që përveç tjerash merren edhe me falsifikimin e dokumentave, ndryshimin e identiteteve dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Policia gjermane ka rënë në vështirësi me klanet mafioze shqiptare, pasi shefat e tyre në Shqipëri i shkëmbejnë shpesh punëtorët e tyre në Gjermani me punëtorë tjerë nga Shqipëria./Foldrejt.com