Sipas një raporti nga The Telegraph, bankieri i Katarit Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani ka paraqitur një ofertë të përmirësuar, që thuhet të jetë me vlerë 5 miliardë funte, nën kushtin ‘merre ose lëre’ për Raine Group, investimi me bazë në Nju Jork, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Sir James Ratcliffe ishte në pole position disa javë më parë, por tani duket se Sheikh Jassim ka bërë një ofertë më të mirë, edhe pse është i ulët për vlerësimin prej 6 miliardë funtesh të Glazers. /FolDrejt/