Ditën e djeshme Edita Tahiri, me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka këshilluar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, për sa u përket bisedimeve me Serbinë, respektivisht çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Fol Drejt.
“Meqenëse Serbia nuk dëshiron të dëgjoj për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti, atëherë Kurti duhet ta kushtëzojë asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, duke hequr Kosovën si pjesë të saj” – ka shkruar ish kryenegociatorja në bisedimet e Kosovës me Serbinë.
Ky propozim i Tahirit, nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat serbe. Opozitarja Danas bashkë me disa të tjera media më pak të njohura, kanë raportuar për të. Megjithatë, propozimi nuk është komentuar nga partia në pushtet në Kosovë.
Ua kujtojmë se Kosova vijon të figurojë në preambulën e Kushtetutës së Serbisë. De jure ajo ende e konsideron Kosovën si pjesë territoriale të veten, ndonëse realiteti ka ndryshuar pas luftës së fundit në Kosovë më 1999. /FolDrejt/