Shefi ekzekutiv i Brightonit, Paul Barber, zbuloi se klubi nuk i pranoi ofertat e Arsenalit për Moises Caicedon, pasi ata po synojnë përfundimin e tyre më të mirë ndonjëherë në ligën e parë.
Duke folur për The Beautiful Game Podcast, Barber tha:
“Për ne në janar shitja e Moises nuk ishte një veprim i mirë. Ai ishte një nga lojtarët tanë më të mirë në fillim të sezonit dhe ne ishim në një pozitë të shkëlqyer në ligë, ende në FA Cup dhe kishte shumë futboll për të luajtur”.
“Ne duam të përpiqemi të arrijmë përfundimin tonë më të mirë ndonjëherë në Premier League dhe nëse e bëjmë këtë, ka një shans që të mund të kualifikohemi në garat evropiane”, transmeton Fol Drejt.