Trajneri i Real Madrid Castilla, Raúl Gonzalez, do të ishte i gatshëm të marrë drejtimin e ekipit të parë nëse i jepet mundësia, raporton RadioMARCA.
Raúl po kalon një sezon të mirë me ekipin B në nivelin e tretë të futbollit spanjoll pasi ata janë vetëm gjashtë pikë poshtë kreut të tabelës në vendin e katërt.
Ai gjithashtu udhëhoqi ekipin U18 të Real Madridit drejt fitores në Ligën e të rinjve UEFA në sezonin 2019-20, transmeton Fol Drejt.