Sipas një raporti nga COPE, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të shpërblejë Xavin me një zgjatje dyvjeçare që do të qëndrojë në klub të paktën deri në vitin 2026.
Si Xavi ashtu edhe Laporta dëshirojnë që ish-lojtari të vazhdojë në klub përtej 2024-ës. Kujtojmë që katalanasit janë në rrugë të mirë që të fitojnë titullin e tyre të parë në La Liga që nga viti 2019, transmeton FolDrejt.