Këshilli i Ministrave i Italisë, i kryesuar nga kryeministri Giorgio Meloni, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend përsa i përket emigracionit për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve që vijnë vazhdimisht përmes rrugëve mesdhetare.
Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikës Detare, Nelo Musumeci dhe do të jetë e vlefshme për gjashtë muajt e ardhshëm, përcjell Fol Drejt.
Gjendja e jashtëzakonshme do të financohet me pesë milionë euro fillestare./FolDrejt/