Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona i ka ofruar anësorit francez Ousmane Dembele një kontratë të re afatgjatë që zgjat deri në vitin 2028.
Të dyja palët janë të prirura që Dembele të qëndrojë në Barcelonë, por duket se klubi dëshiron kontratë afatgjatë dhe po nxitojnë ta nënshkruajnë atë, pasi klauzola e lirimit të Dembeles bie nga 100 milionë euro në vetëm 50 milionë euro në qershor dhe korrik të këtij viti, transmeton Fol Drejt.