Joao Cancelo u la çuditërisht nga Manchester City në janar për t’u bashkuar me Bayern Munichun në formë huazimi.
Ndërsa ai ka luftuar për të fituar një vend të rregullt startues në Allianz Arena që kur u bashkua me të, trajneri i ri Thomas Tuchel dëshiron që ai të qëndrojë në klubin gjerman, megjithëse Bayern nuk pritet të aktivizojë opsionin e tyre për të blerë atë për një shumë prej 62 milionë £, dhe do të përpiqet të negociojë një çmim më të ulët.
Raportet e fundit thonë se bavarezët nuk janë të vetmit të interesuar për Cancelon, 28 vjeç. Barcelona besohet se dëshiron portugezin dhe sipas 90min, garës tashmë i është bashkuar edhe Arsenali.
Raporti shton se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se futbollisti i Manchester Cityt do t’i përshtatej stilit të tij, transmeton Fol Drejt.