Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar operacionet izraelite në Rripin e Gazës dhe lëshimin e raketave ndaj Izraelit, sipas një deklarate të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Fol Drejt.
“Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm që do t’i japë fund operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe sulmeve me raketa ndaj Izraelit, të cilat janë të papranueshme.” E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet”, tha Borrell në një deklaratë, raportoi AFP.
Në përleshjet që kanë vazhduar prej tre ditësh, 28 palestinezë kanë vdekur, duke përfshirë dhjetë civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe një burrë 70-vjeçar në Izrael, sipas AP.
Këto, përplasjet më të mëdha midis Izraelit dhe ekstremistëve palestinezë në Rripin e Gazës që nga gushti 2022, vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve të Egjiptit për të ndërmjetësuar një armëpushim. /FolDrejt/