Duke folur për shtypin, drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidžić (përmes Fichajes) pohoi se Bayern nuk do të nënshkruajë me askënd për të zëvendësuar mbrojtësin e majtë të lënduar së fundmi, Lucas Hernández, transmeton Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Hernández u lëndua rëndë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës të Francës kundër Australisë dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë. Salihamidžić tha se lëndimi është dëshpërues, por ai e di se mbrojtësi francez do të kthehet më i fortë dhe nuk mendon se klubi ka nevojë për përforcime në dimër. /FolDrejt/