Sipas El Nacional, Bayern Munich po ndjek mesfushorin dhe kapitenin e West Ham United, Declan Rice, të cilin e konsiderojnë si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij aktualisht, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Rice ka impresionuar për West Hamin që kur bëri debutimin e tij për ta në vitin 2017. Ai ka treguar pjekuri shumë përpara moshës së tij, gjë që e ka bërë atë të bëhet kapiten i klubit në moshën 23-vjeçare.
Ai po monitorohet nga shumë klube, me Chelsean që shihet si favorit për ta blerë atë, prandaj Bayern do të duhet të bëjë gjithçka nëse dëshiron të nënshkruajë me Rice. /FolDrejt/