Pothuajse 100 anëtarë të njësive speciale të vendeve të NATO-s janë të pranishëm në territorin e Ukrainës në fillim të këtij viti, sipas një prej dhjetëra dokumenteve konfidenciale amerikane që kanë dalë në internet.
Dokumentet e zbuluara të inteligjencës, disa prej të cilave janë shënuar “tepër sekrete”, ofrojnë një pamje të detajuar të konfliktit në Ukrainë, duke përfshirë detaje të ndjeshme të përgatitjeve të Ukrainës për një kundërofensivë pranverore.
Sipas dokumentit të 23 marsit, Britania ka kontigjentin më të madh të forcave speciale në Ukrainë (50), e ndjekur nga Letonia (17), Franca (15), SHBA (14) dhe Holanda (1), raporton BBC, përcjell Fol Drejt.