Pronari i Twitter, Elon Musk ka thënë se menaxhimi i rrjetit social është “mjaft i dhimbshëm” dhe “turbulent” dhe se ai do ta shiste kompaninë nëse do të vinte personi i duhur.
Musk, i cili ende drejton prodhuesin e makinave Tesla dhe kompaninë e raketave SpaceX, bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në tetor dhe pasuria e tij personale vlerësohet në afro 190 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur, sipas listës së miliarderëve të Forbes, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Sot, në një intervistë për BBC, e cila tërhoqi më shumë se tre milionë ndjekës, i pyetur nëse i vjen keq që bleu Twitter, ai tha se “niveli i dhimbjes është jashtëzakonisht i lartë dhe kjo nuk është një lloj argëtimi”./FolDrejt/