Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur të bien dakord për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë, kanë thënë diplomatët, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Udhëheqësit e BE-së u mblodhën sot në Bruksel për samitin e tyre të fundit të vitit.
Ata ishin afruar më pranë një marrëveshjeje në negociatat e djeshme, por Polonia dhe disa vende të tjera kanë ende kundërshtime, tha një diplomat për Reuters.
Sanksionet e reja ndaj Moskës janë penguar nga mosmarrëveshja nëse BE-ja duhet ta bëjë më të lehtë për eksportet ruse të plehrave kalimin përmes porteve evropiane, edhe në rastin kur kompanitë e plehrave janë në pronësi të oligarkëve të listës së zezë.
Disa paralajmërojnë se kufizimet e BE-së përbëjnë një kërcënim për sigurinë ushqimore për vendet në zhvillim, ndërsa të tjerë argumentojnë se zbutja e tyre do t’u lejonte oligarkëve rusë që zotërojnë biznese plehrash të shmangin sanksionet e BE-së./FolDrejt/