Granatimet ruse kanë vrarë dy persona në qendër të qytetit të çliruar së fundmi të Khersonit në Ukrainën jugore, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, tha në Telegram se ata u vranë rreth 100 metra larg ndërtesës së administratës rajonale, e cila u godit nga granatimet dje./FolDrejt/