Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se rezervat do të përfshijnë barna, pajisje dhe vaksina për të trajtuar njerëzit e ekspozuar ndaj situatave të tilla të jashtëzakonshme
Bashkimi Evropian ka krijuar një rezervë prej 540 milionë eurosh për t’u përgatitur kundër emergjencave të mundshme kimike, biologjike dhe bërthamore, shkruan AA.
Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se rezervat do të përfshijnë barna, pajisje dhe vaksina për të trajtuar njerëzit e ekspozuar ndaj situatave të tilla të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, sipas nevojës, do të angazhohen personeli dhe pajisjet për dekontaminimin e njerëzve, infrastrukturës, ndërtesave, automjeteve ose pajisjeve kritike të ekspozuara ndaj këtyre substancave.
Si pjesë e këtij vendimi, BE-ja dërgoi rreth 3 milionë tableta jodur kaliumi në Ukrainë si hap të parë.
Kërkesa për tableta jodi është rritur në Evropë për shkak të shqetësimeve për luftën ruso-ukrainase dhe konfliktin pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit.