Tensionet vazhdojnë gjatë Ramazanit ndërsa policia përpiqet të shpërndajë palestinezët e mbledhur rreth portës simbolike të Damaskut
Policia izraelite arrestoi 5 palestinezë të mërkurën gjatë ndërhyrjes së vazhdueshme ndaj turmave të mbledhura në hyrjen e Portës së Damaskut në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, shkruan AA.
Tensionet kanë qenë të larta mes policisë izraelite dhe palestinezëve rreth portës së Damaskut në mes të muajit të Ramazanit.
Përleshjet shpërthyen mes disa palestinezëve dhe policisë, e cila përdori shkopinj për të shpërndarë turmën. Disa palestinezë hodhën shishe plastike ndaj policisë.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, 5 palestinezët që u arrestuan kanë status të përhershëm qëndrimi në Kudsin Lindor.
Korporata e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN) raportoi se policia izraelite arrestoi 4 palestinezë pranë portës së Damaskut.
Që nga fillimi i Ramazanit, Kudsi ka qenë dëshmitar i përleshjeve midis të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite për shkak të përpjekjeve të këtyre të fundit për të parandaluar tubimet dhe aktivitetet vjetore të Ramazanit në qendër të qytetit.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./FolDrejt/