Sot, Bashkimi Evropian dënoi ashpër vendimin e gjykatës së Moskës, e cila dënoi me 25 vjet burg politikanin opozitar, aktivistin dhe kritikun e hapur të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, me akuza të motivuara politikisht.
Në deklaratën e Shërbimit Evropian për Çështjet e Jashtme, thuhet se vendimi i gjykatës tregon qartë abuzimin politik të gjyqësorit, për të rritur presionin ndaj atyre që kundërshtojnë luftën në Ukrainë.
Theksohet se gjykimi i Kara-Murzës nuk përmbushte standardet ndërkombëtare, si dhe se seancat gjyqësore ishin të paarritshme për vëzhguesit, transmeton Fol Drejt.