Bashkimi Europian po mundohet që të vendosë edhe njëherë në shina integrimin europian për shtetet jo-anëtare, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor (Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë). Përveç hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dhjetor dhe zbardhjen e raporteve për secilin shtet, së fundi BE do financojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor me plot 9 miliardë euro, informon foldrejt.com, shkrimin e Der Standard.
Me këto miliarda, do financohen projekte kryesisht në fushën e infrastrukturës dhe dixhitalizimit – si lidhje më të mirë mes Serbisë, Bosnjës dhe Kosovës.
BE shpesh ka shfaqur frikën që në rajonin ballkanik kanë shfaqur interes edhe fuqi tjera, kështu që kërkon përmes projekteve të saj të spras fuqitë e treta./Foldrejt.com