I ashtuquajturi Rregulli për Ballkanin Perëndimor (Westbalkanregelung) do jetë në fuqi për shtetin gjerman deri në fund të 2023. Kështu ka vendosur Këshilli Fedral gjerman në 9 tetor 2020, përkundër kontestimeve të disa partive se tashmë me krizën e shkaktuar nga Covid19, Gjermania nuk kishte nevojë për punëtorë të rinj, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat gjermane si handwerksblatt.de.
Kjo u mundëson banorëve të gjashtë shteteve ballkanike (Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi), që të marrin më lehtë viza pune për në Gjermani. Kjo edhe pa burokracitë e shumta të kualifikimeve.
Ky rregull përfundonte në fund të 2020, por duket që Gjermania ka nevojë akoma për punëtorë: veçanërisht në sektorin e ndërtimit.
Ky ligj ka një kufizim, siç kishte shkruar edhe më parë foldrejt.com, që nuk mund të lejohen më shumë se 25 mijë punëtorë nga Ballkani Perëndimor. Poashtu pranimi në punë i ballkanasve duhet të ndodhë nga vendlindja e tyre përmes Auslandsvertretung, pasi në të kaluarën, ata që shkonin në Gjermani pritnin gjatë për gjetjen e një pune./Foldrejt.com