Leo Messi (35-vjeçar) nënshkroi për klubin amerikan Inter Miami pasi refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite dhe sipas vetë argjentinasit, ofertën formale nga Barcelona.
Edhe pse oferta nga sauditët ishte serioze, Messi vendosi për Florida sepse dëshiron të jetë në një fokus pak më të vogël të publikut dhe për arsye se tashmë Messi ka një shtëpi në Miami.
Pronari i Inter Miamit është ish-futbollisti anglez David Beckham, i cili kështu arriti përforcimin më të zhurmshëm që nga themelimi i klubit dhe ardhja e Messit mund të jetë vetëm fillimi për ta. Sipas mediave amerikane, objektivat e radhës janë Angel Di Maria (35-vjeçar) dhe Sergio Busquets (34-vjeçar).
Këta janë shokët me të cilat Messi fitoi shumë trofe, me Di Marian në kombëtare dhe Busquetsin në Barcelonë. Kontrata e Di Marias me Juventusin ka skaduar dhe gjithashtu edhe e Busquetsit me Barcelonën dhe të dy mund të nënshkruajnë për klubin e ardhshëm pa kompensim, transmeton Fol Drejt.