Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Belgjikës vendosi sot të ndalojë ministrat, anëtarët e kabinetit dhe zyrtarët federalë të përdorin aplikacionin kinez TikTok në pajisjet e tyre profesionale.
“Një vendim logjik dhe i nevojshëm”, shkroi zëvendëskryeministri Georges Gilkinet në Twitter, përcjell Fol Drejt.
Belgjika beson se hetimet e kryera nga shërbimet e sigurisë kanë treguar se aplikacioni kinez ka disa të meta sigurie, gjë që hap derën për spiunimin e mundshëm të të dhënave të përdoruesve të tij./FolDrejt/