Pronari i një agjensioni turistik në Prishtinë, ka kërkuar ndihmën e policisë në ditën e djeshme.
Kjo pasi, pronari i këtij agjensioni ishte kanosur nga një ish-klient i tij, transmeton Fol Drejt. Ky i fundit kishte bërë një rezervim për pushime në agjensionin në fjalë.
Sipas ankuesit i dyshuari kishte kryer vetëm një pjesë të pagesës. Kur ankuesi kishte kërkuar pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, i dyshuari e kishte kanosur atë.
Nga ky rast ende nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/