Dje në qytetin e Vushtrrisë, djali e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Ashtu siç thuhet në raportin e policisë, një person, mashkull, kosovar është dërguar në mbajtje pasi e ka sulmuar fizikisht viktimën, femër, përkatësisht nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/