Ish-trajneri i Liverpool-it, Napolit madje edhe i Real Madridit, 62-vjeçari Rafael Benitez, ka pranuar se do të dëshironte të punonte në Bundesligën gjermane. Më parë, në kampionatin gjerman, Benitez nuk ka punuar ende.
“Nuk kam punuar më parë në Gjermani. Por më pëlqejnë gjermanët, më pëlqen mentaliteti, profesionalizmi i tyre. Më pëlqejnë klubet gjermane, Bundesliga, më pëlqen se si është vendosur gjithçka atje nga pikëpamja financiare”, tha Benitez për Kicker.
Klubi i fundit i Benitez ishte Evertoni, nga i cili u shkarkua më 16 janar 2022. Që atëherë, ai ka mbetur i papunë.