Biden dhe gruaja e tij, Jill, mbërritën në Fort Myers herët këtë pasdite, dy ditë pasi vizituan Porto Rikon, territorin amerikan që u godit nga uragani Fiona muajin e kaluar.
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden udhëtoi sot në Florida për të premtuar ndihmë në rimëkëmbjen e shtetit nga uragani Ian, gjatë një vizite që përfshin një takim me guvernatorin Ron De Santis, një rival i mundshëm në garën presidenciale të vitit 2024.
Presidenti demokrat dhe guvernatori republikan do të diskutojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë ndryshimet klimatike, të cilat ekspertët i fajësojnë për uraganet gjithnjë e më të lagështa dhe më intensive në Florida, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.