Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock paralajmëroi sot Kinën që të mos përdorë forcën ushtarake në mosmarrëveshjen me Tajvanin.
“Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, tha ajo pas bisedimeve me homologun e saj kinez Qin Gang në Pekin, duke shtuar se Gjermania po ndjek me shqetësim të madh tensionet në ngushticën e Tajvanit, raporton Reuters.
Berbock theksoi se “një ndryshim i njëanshëm, i dhunshëm i status quo-së do të ishte i papranueshëm për Bashkimin Evropian”, transmeton Fol Drejt.