Koreja e Veriut njoftoi sot se ka testuar një raketë të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, Hwasong-18, me qëllim forcimin e aftësive kundërsulmuese të vendit, sipas mediave koreano-veriore.
Raporti publikoi foto të Kim duke parë nisjen, i shoqëruar nga gruaja, motra dhe vajza e tij, dhe një raketë e mbuluar me rrjetë kamuflazhi, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt