Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme.
Që pa nisur seanca, opozita ktheu përmbys të gjitha karriget duke bllokuar sallën.
Në momentin kur kryetarja Lindita Nikolla nisi seancën, deputeti Saimir Korreshi hodhi tymuese dhe salla u mbush me ty,
Nikolla e përjashtoi nga seanca dhe i kërkoi Gardës që të marrë masa.
Nikolla: Garda merrni masa
Berisha: Jo, jo nuk preken
Teksa Nikolla vijon me rendin e ditës, deputetët demokratë vijojnë të godasin tavolinat duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.