Po vazhdon të mbahet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Glauk Konjfuca ka shkaktuara të qeshura duke ngacmuar mazhorancën.
“Vetëm mazhoranca po voton, janë 60 deputetë që po votojnë, kështu që ju kisha lut mazhorancës të tregojnë më shpejt se a i kanë numrat a jo”, tha ai.
Ai me të qeshura iu drejtua: A i keni numrat se për një sekond ju çojë në shtëpi.
Ndryshe sot më 61 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike.
Përveç këtij projektligji sot në rend dite janë edhe disa të tjerë.