Ministri gjerman i Drejtësisë Marko Buschmann tha se vendet e Grupit të Shtatë (G7) do të fokusohen në sigurimin e një kuadri që do të mundësojë ndjekjen penale të atyre që dyshohen për krime lufte ruse në konfliktin në Ukrainë.
Ministri i Drejtësisë në Gjermani tha se ky vend ka një “reputacion të fortë në mbarë botën në ndjekjen penale të krimeve të luftës, sepse Berlini zbaton në mënyrë aktive parimin e “juridiksionit universal” si pothuajse asnjë vend tjetër.
Në një intervistë për revistën Fokus, e cila u botua sot, ai tha se kërkimi i të dyshuarve dhe identifikimi i krimeve të mundshme të luftës kërkon organizim efikas dhe koordinim ndërkombëtar, raporton Reuters, .