Prokurorët suedezë kanë akuzuar dy individë për “spiunazh të rënduar” për shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë GRU midis 2011 dhe 2021, duke përfshirë një që ishte një ish-zyrtar i inteligjencës, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Informacioni që është marrë, transmetuar dhe zbuluar mund… nëse vjen në duart e një fuqie të huaj, të rezultojë në dëm të sigurisë së Suedisë”, tha në një deklaratë kryeprokurori publik Per Lindqvist.
Dyshja – të cilët janë vëllezër – u identifikuan në fletën e akuzës si Payam Kia, 35 vjeç dhe Peyman Kia, 42 vjeç. Vëllai më i madh thuhet se kishte shërbyer në shërbimin e inteligjencës suedeze Sapo dhe njësitë e inteligjencës në ushtrinë suedeze./FolDrejt/