Shtëpia e Bardhë njoftoi se ekipi i sigurisë kombëtare informoi presidentin Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris këtë mëngjes (me orën lokale) mbi zhvillimet e fundit në Rusi.
Në konferencë morën pjesë edhe disa nga këshilltarët kryesorë të tyre, u shtua. Gjatë ditës, Biden dhe Harris do të informohen më tej për zhvillimet, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan foli të shtunën me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Në raportin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti Biden foli me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin e Britanisë Sunak.
“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata gjithashtu rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhet në raportin e Shtëpisë së Bardhë, përcjell Fol Drejt.