Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se sot vetura e tij është përfshirë në një aksident trafiku.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka pësuar lëndime të lehta, por pa pasoja serioze.
“Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook, përcjell Fol Drejt.