Presidenti ShBA-së, Joe Biden, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, pasi kaloi pesë ditë në izolim.
Mjeku i Biden tha se presidenti do t’i japë fund masave të rrepta të izolimit në të cilat ai ka qenë nën për gati një javë.
Biden bëri dy teste të antigjenit, një të martën në mbrëmje dhe një të mërkurën në mëngjes, dhe që të dyja ishin negative. Presidenti do të mbajë një maskë për 10 ditë, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Biden postoi në Twitter një foto të testit negativ, duke shkruar: “U ktheva në Zyrën Ovale. Faleminderit dokut për kujdesin e mirë dhe të gjithëve për mbështetjen tuaj”.
Presidenti rezultoi pozitiv të enjten dhe përjetoi simptoma të buta, duke përfshirë rrjedhjen e hundës, lodhje, temperaturë të lartë dhe kollë, sipas mjekut të tij.
Biden, 79 vjeç, është vaksinuar plotësisht dhe ka marrë dy vaksina përforcuese, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.