Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin kundër koronavirusit, pas 1,853 rasteve të reja pozitive në vend.
Nga kjo ministri njoftojnë se në të gjitha spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 92 pacientë, ku në mesin e tyre ka edhe të pavaksinuar, përcjell KlanKosova.tv.
“Me qëllim të mbrojtjes, shmangies së formave të rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjeve, ju lusim që të vaksinoheni, me dozën që ju e keni në radhë, sipas ecurisë së vaksinimit tuaj”, thuhet në postim.
“Vaksina mbetet sot arma kryesore, jo vetëm në Kosovë, e mbrojtjes kundër COVID-19, prandaj, ju lusim që t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes për vaksinim, për vete, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për një shoqëri të shëndetshme”.