Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden tha sot se nevojitet reforma në fushën e armëve.
“Për shkak të një akti tjetër të tmerrshëm dhe të pakuptimtë dhune, tani do të ketë edhe më shumë tryeza bosh në të gjithë vendin për Ditën e Falënderimeve. Si komb, ne duhet të bashkohemi, duhet të ndërmarrim veprime më kuptimplote,” tha Biden, sipas Reuters. .
Ai e deklaroi këtë pas të shtënave të fundit masive në të cilat u vranë të paktën gjashtë persona në “Walmart” në qytetin amerikan të Chesapeake, Virxhinia./FolDrejt/