Sulmet me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës shkaktuan ndërprerje në gjysmën e Moldavisë, tha sot zëvendëskryeministri Andrei Spinu.
Policia dhe kompania moldave që furnizon me energji elektrike në jug dhe në qendër të vendit u kërkuan qytetarëve të qëndrojnë të qetë.
“Moldelektrika po punon për të rivendosur më shumë se 50 për qind të furnizimit me energji elektrike të vendit,” tha Spinu, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.