Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin e ka gabim nëse mendon se Perëndimi do të humbasë interesin dhe do të pushojë së mbështeturi Ukrainën.
“Ndërsa Rusia vazhdon brutalitetin e saj kundër Ukrainës, Putini shpreson se ne do të humbasim interesin. Ai vë bast se uniteti i Perëndimit do të shembet. Ne do t’i dëshmojmë se e ka gabim edhe një herë,” shkroi Biden në Twitter.
Ai tha se mbështetja e vazhdueshme dhe e koordinuar e komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kontribuoi ndjeshëm që Ukraina të pengonte Rusinë ta pushtonte atë./FolDrejt/