Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi se Kina vazhdon të përsërisë disa ide ruse për sigurinë në lidhje me luftën në Ukrainë, duke përfshirë konceptin e Kremlinit për “sigurinë e pandashme”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se në një konferencë për shtyp, kur u pyet për të komentuar fjalimin e liderit kinez Xi Jinping, në të cilin ai e krahasoi konceptin me “iniciativën e tij globale të sigurisë”, shkruan Guardian, transmeton FolDrejt.
Price përsëriti se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse ofron ndihmë materiale për përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë, por ai gjithashtu vuri në dukje se Uashingtoni nuk e ka parë ende Pekinin t’i japë një ndihmë të tillë Moskës.