Presidenti i SHBA, Biden shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të rrëzimit të helikopterit të sotëm në Ukrainë dhe shtoi se SHBA do të nderojë ministrin e Brendshëm të rënë Denis Monastirsky, i cili, tha ai, “ishte vazhdimisht i përkushtuar për ruajtjen e demokracisë në Ukrainë”.
Reuters raporton se Biden vlerësoi përpjekjet e Monastyrskit në luftën kundër agresionit rus dhe angazhimin e tij për forcimin e demokracisë ukrainase.
“Ne do ta nderojmë atë trashëgimi përmes përpjekjeve për të forcuar institucionet ukrainase, si dhe partneritetin tonë me popullin e Ukrainës për të mbajtur të gjallë flakën e lirisë së bashku”, tha Biden./FolDrejt/