Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër lëshimin e një rakete balistike mbi territorin japonez.
Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin japonez Fumio Kishida, presidenti amerikan Joseph Biden theksoi “angazhimin e hekurt” të Uashingtonit për mbrojtjen e Japonisë, pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Të dy liderët dënuan së bashku testin e raketës dhe pohuan se do të punojnë ngushtë me Korenë e Jugut dhe komunitetin ndërkombëtar për të koordinuar një përgjigje të menjëhershme dhe afatgjatë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të raportuar nga Reuters, përcjell Fol Drejt.