Numri i personave të papunë, të moshës 15 vjeç e lart, ka rënë me 121 mijë në 3.9 milionë në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, bëri të ditur TurkStat.
Shkalla e papunësisë në Turqi është ulur me 1.1 pikë përqindjeje në 12 për qind në vitin 2021, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Numri i personave të papunë, të moshës 15 vjeç e lart, ka rënë me 121 mijë në 3.9 milionë në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, bëri të ditur TurkStat.
Shkalla e papunësisë ishte 10.7 për qind për burrat dhe 14.7 për qind për gratë, thuhet më tej.
Instituti i Statistikave tha se numri i të punësuarve ishte 28.8 milionë me një rritje prej 2.1 milionë dhe shkalla e punësimit ishte 45.2 për qind, duke regjistruar një rritje prej 2.5 pikë përqindjeje nga viti në vit në vitin 2021.
Agjencia tha se forca e punës ishte 32.7 milionë me një rritje prej 1.98 milione dhe shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 51.4 për qind me një rritje prej 2.3 pikë përqindjeje në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë./FolDrejt/